Zgjedhjet e 25 prillit, Palmer njësoj si Kim: Kandidatët duhet të jenë të besueshëm! Përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë mundësi zgjedhësve

6 Prill 2021, 19:01 | Përditesimi: 7 Prill 2021, 00:32

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur plotësisht deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndalur tek kandidimi i Tom Doshit, Palmer tha se Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, se kandidatët duhet të jenë të besueshëm.

‘’E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente".

Sipas tij është përgjegjësi e liderëve tiu ofrojnë mundësi zgjedhësve në 25 prill.

"Përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë shqiptarëve mundësi në 25 prill". "Ska asnje lidhje mes stervitjes amerikane defender 2021 qe nis me 26. Kjo stervitje e me e madhe se sa perfshirja e shqiperise. Shqiperia duhet te shkelqeje ne kete stervitje. Ska asnne lidhje me zgjedhjet. Ne demokrëci ka pasion", tha Palmer.

Sa i përket reformës në drejtësi ai tha se ajo duhet të vazhdojë sepse ka ende për të sjellë rezultate.

"Reforma në drejtësi do të vazhdojë ka ende për të sjellë rezultate".

r.k./Shqiptarja.com