Zgjedhjet e 25 prillit/ Pas Vlorës Basha cakton drejtuesit politikë në Shkodër dhe Fier! Demokratët ende në pritje të drejtuesve të 9 qarqeve të tjera

22 Dhjetor 2020, 13:52 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 13:52

Katër muaj përpara zgjedhjeve, Lulzim Basha ka vendosur se cilët do të jenë disa prej drejtuesve politikë në qarqe. Burime për Report Tv konfirmojnë se në Shkodër është caktuar Helidon Bushati, ndërsa në qarkun e Fierit, caktohet Enkelejd Alibeaj.

Po gjatë ditës së sotme, Bushati dhe Alibeaj do të prezantohen në kryesinë e secilit qark ku do të marrin dhe detyrën e tyre të re, për organizmin e qarkut të Fierit dhe Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Do të jetë sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që do të prezantojë në Shkodër Helidon Bushatin.

r.k./Shqiptarja.com