Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama 1 orë e gjysmë mbledhje me drejtuesit e qarqeve në seli

25 Janar 2021, 10:35

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se 90 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje drejtuesit politik të qarqeve.

Mbledhja, e zhvilluar në ambientet e selisë së PS-së,  ka nisur në orën 08:30 dhe ka përfunduar në orën 10:00. 

Në fokus të saj, ka qenë fushata elektorale dhe detyrat për secilin drejtues qarku në arritjen e objektivit final që PS ka në këto zgjedhjes, sigurimi i një mandati të tretë qeveritar.

Në përfundim të mbledhjes, Rama u largua nga selia pa dhënë një prononcim për mediat.