Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së në qarqe, zbulohet se çfarë u diskutua

14 Shtator 2020, 18:21 | Përditesimi i fundit: 2020-09-14 22:24:20

TIRANË-  Përfundon mbledhja e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve në vend të kësaj partie.

Në mbledhjen e PS-së kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.
Sipas informacioneve për Report Tv, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryeministrit mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.