Zgjedhjet e 25 prillit, Report Tv sjell pamjet nga mbrojtja e institucioneve me ushtarë

23 Prill 2021, 16:45

Që prej orës 14:00, institucionet kryesore në vend janë marrë në mbrojtje nga Forcat e Armatosura. Në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, më shumë se 200 punonjës policie që ruajnë objektet e rëndësisë së veçantë, do të angazhohen për procesin zgjedhor dhe për këtë arsye, duhet mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes.