Rama: Duan ta vënë arsimin në hyqmin e Markut e Gjekmarkut! Ja ku i keni ministrat e arsimit të KÇK

16 Mars 2021, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 15:26:37

TIRANË- Zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “një lojë me fatin e gjeneratës së re”, e për këtë sot ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për arsimin.

Një nga premtimet kryesore të kryeministri Edi Rama për mandatin e tretë është futja e anglishtes si gjuhë e huaj që në klasën e parë. Një zgjidhje për shkëputjen e fëmijëve nga teknologjia, është futja e arteve dhe zejeve si lëndë mësimore, “ushtrim për mendjen dhe duart”, tha Rama, të cilën do e përfshijnë në shkolla si një kurrikul e detyrueshme për të gjithë nxënësit.Gjatë prezantimit të programit për shkollat dhe universitetet kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën.

Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës.

A ju kujtohet ishte vetëm një dekadë më parë, rasti skandaloz kur mësuesit u përdorën për t’i bërë karshillëk opozitës që protestonte për të hapur kutitë e votimit. E po njësoj do të përdoreshin 2 vite më pas, për atë koncertin makabër në sheshin “Nën Tereza” kundër marshimit të heshtur nga opozita në nderin e dëshmorëve të 21 janarit. E detyroi DASH atë farë burrë shteti të hiqte dorë nga ai makabritet dhe mësuesit i shpëtuan një poshtërimi të egër.

    No videos found.