Presidenti Ilir Meta tha se 13 tetori do të jetë datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe për të bërë zgjedhjet për presidentin. Ai tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike që vijon edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 30 qershor.
Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vë cilin kandidat të dëshirojë. "Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë", tha Meta në një konferencë për mediat.