Zgjedhjet e 30 qershorit/ Rama mbledh kryesinë e PS, 3 pikat kryesore të takimit

24 Prill 2019, 20:25

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS po zhvillon një mbledhje kryesie, në fokus të së cilës janë zgjedhjet e 30 qershorit. Siç raporton nga terreni gazetarja, Esiona Konomi kjo mbledhje, e dyta brenda një jave, do të përqendrohet në tre pika kryesore: së pari situata politike në vend, së dyti menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe së treti përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë.

Partia Socialiste ka zhvilluar disa sondazhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se cili është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët. Këto rezultate të këtyre sondazheve janë në tavolinën e kryeministrit Rama, mbi bazën e së cilave do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatëve.

Në këtë takim do të caktohet edhe data se kur do të zhvillohet Asambleja e PS. Kujtojmë që 13 maj është afati i fundit për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale.