Zgjedhjet e brendshme, Veliaj: PS e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë! Përfundojmë Unazën e Tiranës dhe projektet

12 Qershor 2022, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2022-06-12 16:17:02

TIRANË-Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e Erion Veliajt, si Drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, në vijim të turit informues për zgjedhjet për kryetarët dhe sekretarët ekzekutiv të partisë. I shoqëruar nga deputeti i zonës, Paulin Sterkaj, Veliaj deklaroi nga Lapraka se besimi i dhënë nga shqiptarët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ishte tregues i fuqisë që ka Partia Socialiste për të rigjeneruar vetveten dhe për të ndryshuar Shqipërinë.