Në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të zhvilluara dje në Kroaci, rezultatet e para kanë nxjerrë fitues Partinë e qendrës së djathtë Bashkimit Demokratik (HDZ), e cila duket se ka siguruar një fitore të madhe.
Deri tani Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC) ka përpunuar të dhënat e rreth 69 për qind e vendvotimeve dhe sipas rezultateve HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokrate (SDP) ) 41 vende.