Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama mbështet Gjukanoviç: S'ka kohë për eksperimente, vota kundër tij ju kthen mbrapa

26 Gusht 2020, 13:22 | Përditesimi: 26 Gusht 2020, 15:38

TIRANE-Në datë 30 gusht do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale vlerëson gjithçka që Milo Gjukanoviç ka bërë deri më tani për Malin e Zi dhe rajonin, veçanërisht për shqiptarët në atë vend duke kërkuar që mbështetja ndaj tij të vijojë, pasi një votë kundër tij është kthim mbrapa.

b.ha./Shqiptarja.com