Zgjedhjet në Malin e Zi, Meta: Mbështesni alternativat shqiptare, mundësi për bashkëkombësit

27 Gusht 2020, 08:58

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet në Malin e Zi. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehet se duhet të jemi krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Ai u ka bërë thirrje bashkëkombësve në vendin fqinj që të votojnë listat shqiptare për të rritur përfaqësimin e tyre në parlamentin malazez.