Zgjedhjet në PD për kandidatët/ Pas Kukësit, Dibrës e Gjirokastrës, voton sot Berati

28 Shtator 2020, 20:45

Sipas degës ku garojnë, anëtarësia ka të drejtë të votojë listën në bllok ose të kontestojë një emër. Ai kandidat që do të marrë 20% të votave kundër, do të skualifikohet automatikisht nga gara për të qenë pjesë e listës finale së kandidatëve për deputetë. Mes emrash bie në sy ai i ish-deputetit Astrit Veliaj, ish sekretarit të PD Berat Namir Lapardhaja, ish prefekti Bujar Hoxha etj. I pranishëm është dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.  Me gjithë deklaratat e forta, përbetimet për besnikëri ndaj PD dhe sulmet ndaj Ramës, Lefter Maliqi nuk është ne listën prej 26 emrave që do të garojnë nesër në qarkun e Beratit. Tani i ka mbetur vetëm LSI si opsion!