Zgjedhjet në PS/ Peza: Do të vazhdojnë edhe pas orës 16:00! Pjesëmarrje masive e grave dhe vajzave

16 Nëntor 2019, 16:37

Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PS Alfred Peza ka deklaruar se procesi i votimit brenda partisë do të vazhdojë edhe pas orës 16:00. Në një deklaratë për mediat Peza u shpreh se rezultatet për zgjedhjet do të publikohen mbrëmjen e sotme.

"Nuk ka pasur asnjë njoftim për ndonjë incident. Procesi ka shkuar në mënyrë të qetë dhe të gjithë socialistët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur delegatët. Ka pasur një pjesëmarrje masive të grave dhe vajzave në votime. Pas disa orësh do të dalin rezultatet dhe në orët e mbrëmjes do të kemi rezultatin përfundimtar zyrtar. Qendrat e votimit do qëndrojnë të hapura edhe pas orës 16 që edhe anëtari më i fundit të ushtrojë të drejtën e tij për të zgjedhur", tha Peza.