Zgjedhjet në SHBA, Trump: Ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm, kryesojmë në shumë vende

3 Nëntor 2020, 19:22

Në një fjalë për medien presidenti amerikan Donald Trump nga Arlington Virginia falendero të gjithë për fushatën elektorale, Trump u shpreh se ata po ecin shumë mirë në Arizona dhe në Teksas dhe se  ata do të ecin shumë mirë në të gjithë vendin.

"Ndihem shumë mirë edhe pse pas aq shumë takimeve elektorale këmi pasur ngjirje zëri. Kemi zhvilluar 6 takime në një ditë", tha ai.  

Ai u bëri thirrje amerikanëve të bëhën bashkë dhe të zgjedhin personin e duhur. 

"Ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm, ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme.Kemi shënuar një rritje të jashtëzakonshme të GDP-së. ne do të rritnin atë më shumë por ishte e pamundur për shkak të virusit" tha Trump. 

Ndërkohë që theksoi se ata së bashku kanë bërë shumë punë për të mundur Koronavirus dhe kanë shpëtuar të pakëtn 2 million njerëz.