Zgjedhjet në SHBA/ Votimi me postë mollë sherri ''alla shqiptarçe". Trump: Do i drejtohemi Gjykatës Supreme! Biden: Vendosin qytetarët

4 Nëntor 2020, 17:52

Amerikanët vendosën përmes votës për të ardhmen e tyre, në një garë elektorale që është cilësuar ndër më të fortat dhe të pazakontat në historinë e SHBA. Në 300 vite demokraci, nuk ka pasur kurrë kontestime të rezultatit apo akuza për vjedhje të votave, por presidenti aktual Trump nuk nguroi të hedh akuza të tilla duke thënë se do i çoj në Gjykatën Supreme. Rivali i tij demokrat Joe Biden është përgjigjur se “do jetë vullneti i votuesve amerikanë që do vendos fituesin”. Akuzat e Trump për vjedhje votash dhe dërgimin e tyre në Gjykatën Supreme, u dënuan edhe nga analistët duke e konsideruar deklaratë të nxituar dhe të paprecedentë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e  votimeve në SHBA dhe dëmton të drejtën e votës. Këto deklarata të ngjajnë me një sherr “alla shqiptarçe”, nuk akuzat për vjedhje dhe manipulim votash nuk mungojnë në asnjë zgjedhje që zhvillon vendi, por s'janë dëgjuar nga një shtet që është shembulli i demokracisë në botë.