Zgjedhjet, policia plan masash: Nga sot merren në mbrojtje institucionet, 7519 policë gati për 25 prillin

23 Prill 2021, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 14:27:32

Dy ditë ditë para 25 prillit policia ka prezantuar planin e masave për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Albert Dervishaj zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se duke nisur nga sot deri të martën do të merren në mbrojtje 74 objekteve të rëndësishme shtetërore.

"Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore”.

7519 punonjës të policisë janë trajnuar për tu angazhuar në zgjedhje. Në KQZ është dorëzuar lista me 5.427 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë vendin.

"Për shkak të disa ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, theks të veçantë mori trajnimi i 7.519 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5.199 Qendrave të Votimit dhe 92 KZAZ / VNV janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio komunikim, ushqime tj., deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ: për KZAZ, QV, VNV etj.