Zgjedhjet, Rama e konfirmon: Do jem pjesë e skuadrës së Durrësit

28 Shkurt 2021, 16:32 | Përditesimi i fundit: 2021-02-28 16:35:28

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, gjë të cilën e kishte shprehur dhe më parë por pa një vendim final.

“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama.