Zgjedhjet, Rama mbështet Veliajn: Tirana është në rrugën e duhur, po bëhet maksimumi

1 Gusht 2018, 21:08

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke e mbështetur nga Jala. Gjatë fjalës së tij në Akademinë Verore, Rama u shpreh se Bashkia e Tiranës po ecën në rrugën e duhur duke lënë të nënkuptohet qartë se do të rikonfirmojë Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2019. Përsa i përket këshillave bashkiakë, Rama theksoi se të rinjve do t’u jepet mundësi, ndërsa do të respektohen kuotat gjinore 50-50%.

Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do ti kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra. Kurse për urbanizmin ajo është një sfidë në vazhdim. Janë bërë dëme të jashtëzakonshme në vite të tëra. Nuk është e lehtë. Megjithatë, besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera që e kanë këtë plagë shumë të madhe unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe.

Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematike dhe ajo që është më e rëndësishmja është që po bëhen punët me radhë. Çka e karakterizoi qeverisjen e vendit tonë për 20 e ca vite ishte që s’kishte radhë puna. Një këtu, një atje, një atje, një këtu edhe faktikisht shteti, Shqipëria, si shtet, si institucione u bë së Bathorja, një kioskë këtu, një kioskë atje, një ndërtim këtu, një ndërtim atje, një garazh këtu, një lavazh atje.

    No videos found.