Zgjedhorja/ Gjiknuri: 6 muaj para zgjedhjeve qeveria do të jetë memece! Do hiqen duart nga administrimi i procesit

4 Nëntor 2019, 21:42

Duke folur rreth ecurisë së Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari i kësaj reforme, Damian Gjiknuri ka deklaruar se një nga pikat e tjera të propozuara është 'qeveria memece' ku supozohet që 6 muaj para zgjedhjeve çdo qeveri që do të jetë në pushtet duhet të mos bëjë asnjë deklaratë politike që ndikon në procesin zgjedhor.  

"Duam të shkëpusim shtetin nga pushtetit. 6 muaj para zgjedhjeve shteti nuk bën dot fushatë elektorale. Thjeshtë do të ekzekutojë detyrat shtetërore. Do të jetë memece. Për qëllime elektorale nuk do të mbahen. Këtë do ta caktojë KQZ. Duhet para 48 orëve qëllimin, çdo të behet dhe si do të bëhet. Nuk do të bëhen deklarata fushate. Pra krijon balanca që palët të jenë të barabarta. Kështu depolitizojmë shtetin para zgjedhjeve. Po ashtu shteti heq duart nga zgjedhjet. Administratë të pavarur zgjedhore. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe këto kompromise për opozitën" ka deklaruar Gjiknuri