‘Zgjedhorja’, Gjiknuri në Report Tv: Brenda muajit mbyllim diskutimin me PD, kushti për qeveri teknike nuk diskutohet fare

8 Maj 2020, 17:49

Ndonëse puna ka ecur me ritme të ngadalta, mazhoranca synon që diskutimet me PD dhe LSI për reformën zgjedhore ti mbyllë brenda muajit maj. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Damian Gjiknuri, në një intervistë për Report tv tha se puna më pas duhet të vazhdojë në komisionin e posaçëm parlamentar.