‘Zgjedhorja’, Hajdari për Report Tv: Opozita të jetë në mbledhje! PD: Nuk kemi ftesë

29 Prill 2020, 15:20

TIRANË- Reforma zgjedhore do të jetë në fokusin e Komisionit të Posaçëm, i cili pritet të mblidhet javën e ardhshme, për të diskutuar rreth punës së Këshillit Politik, pas kalimit të afatit 15 mars. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tregon se kur synohet të përfundojë realizimi i kësaj reforme, një nga kushtet edhe të BE-së.