‘Zgjedhorja’, Hysi në Report Tv: Jemi vonë, asgjë konkrete nga tryeza e palëve

2 Maj 2020, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2020-05-02 15:18:16

Rrezikohet të arrihet reforma zgjedhore në afatet e parashikuara. Është anëtarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Vasilika Hysi që në një komunikim për Report tv tha se Këshilli politik ku bën pjesë dhe opozita jashtë parlamentare nuk ka sjellë asnjë produkt konkret.

Veprimtaria e këshillit Politik ka funksionuar deri në datën 10 mars, më pas ne nuk kemi informacion. Më datë 6 maj është thirrur mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ku anëtarë të komisionit do të informohen për punën që ka bërë ky këshill dhe hapat që do ndërmerren. Unë do të kisha një kërkesë si anëtare e këtij komisioni që sa më shpejt të jetë e mundur jo vetëm të informohemi por dhe të kemi një produkt konkret, real në tryezën e çdo anëtari me qëllim që ne të fillojmë diskutimin dhe miratimin e tij në seancën plenare. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk mund të lihen në minutë të fundit . Kemi pasur kohë të mjaftueshme, gati dy vjet. Është e pafalshme që duke i dhënë mundësi opozitës jashtëparlamentare për tu angazhuar, të krijohen pengesa të tilla”, shprehet Hysi.