'Zgjedhorja' nesër në 11:00! Bylykbashi: PS s'do identifikim biometrik! Gjiknuri: Debat artificial! Hajdari: Sistemi danez diskutohet mbledhjen tjetër

28 Maj 2020, 22:44 | Përditesimi i fundit: 2020-05-28 22:44:08

TIRANË-Ka zgjatur 4 orë mbledhja e Këshillit Politik që nisi në orën 17:00, ku palët kanë arritur të gjejnë konsensus për sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje, ndërsa nuk u dakordësuan për identifikimin biometrik dhe emërimin e drejtorit të policisë së shtetit nga një qeveri kujdestare. Qeveria transitore është kusht i opozitës, por i refuzuar prerë nga kryeministri Rama se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.