'Zgjedhorja'/ Palët larg konsensusit! Hajdari dhe Gjiknuri: PD s'do ndryshim sistemi! Bylykbashi: E pavërtetë, e refuzon PS-ja

9 Mars 2020, 16:04

TIRANË-Ndryshimi i sistemit dhe depolitizimi i administratës zgjedhore ka larguar palët nga konsensusi për Reformën Zgjedhore, teksa ka pasur përplasje qëndrimesh mes mazhorancës/opozitës së re dhe opozitës jashtëparlamentare. Teksa dy bashkëkryetarët për komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari tha se PD-ja nuk kërkon ndryshimin e sistemit, tjetër ka deklaruar përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi. Në përfundim të mbledhjes së sotme për 'Zgjedhoren', Bylykbashi tha se opozita është e hapur për ndryshim sistemi.