Zgjedhorja, Rama: Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në ambasada, mund të mblidheshim te Meta

9 Qershor 2020, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2020-06-09 12:02:25

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Këshillin Kombëtar të Integrimit se procesi i integrimit kërkon shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh, të gjitha palëve. Objektivi është ende larg, tha Rama, por shtoi se duke parë pas ku ishim, Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara. Në fjalën e tij, ai listoi edhe njëherë disa nga arritjet e qeverisë. Megjithatë në fund, Rama tha se integrimin e kanë vetë në dorë shqiptarët.

"Besoj që sot mund të thuhet se jemi në një stad të ri përderisa na mbledh këtu në këtë forum të diktuar edhe nga koha që kalojmë gjysmë real dhe gjysëm virtual, si edhe vetë procesi, është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se 11 vite pas aplikimit, jemi gati që të hapim këtë faqe të re, që si gjithë libri shumëvëllimshëm i procesit të integrimit është me më shumë detyra dhe sfida dhe patjetër dhe që kërkon më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Por besoj se një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, që kur e shohim procesin me vështrimin përpara jemi ende larg objektivit, anëtarësimit të plotë në BE. Por kur kthejmë kokën pas, shikojmë se jemi më afër se një vit më parë, apo 5 apo lere 11 vite më parë. Ky proces ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend, shtet me standardet e BE-së.

    No videos found.