'Zgjedhorja', Shabani dhe Mërtiri përplasen në 'Pa Protokoll! Kika: Kur do shënderrohet në parti Nisma Thurje?!

10 Janar 2020, 22:52

Përfaqësuesi i Nisma Thurje Endri Shabani dhe dhe analisti Ergys Mërtiri janë përplasur në studion e emisionit Pa Protokoll. Ky i fundit ka kundërshtuar projetin për Reformën Zgjedhore të dorëzuar në Kuvend pak ditë më parë në nisma Thurje, duke thënë se kjo lloj reforme shmang përfaqësueshmërinë. Ndërsa në fund të diskutimit Kikia ka ngritur një pyetje se kur do të kthehet në parti nisma Thurje duke marrë një përgjigje thumbuese pikërisht nga Mërtiri.

Mërtiri: Ti e shet atë si të jetë projekti jot. Asnjë nga vendet e Europës nuk ka proporcional kombëtar, sepse kjo shmang përfaqësueshmërinë. Kjo prodhon një shoqëri individualiste. Nëse duam përfaqësueshmëri ai duhet të shkojë në terren dhe ta njohë atë që po i jep votën. Njerëzit nuk e zgjedhin atë që përfaqëson interesin e tyre. Sistemi që propozojnë këta e dobëson edhe më shumë sistemin.

Shabani: Sistemi zgjedhor cakton kush e merr pushtetin. Edi Rama me një sistem proporcional të votave ka marrë 74 deputetë, 7 të tjerë i ka marrë plus nga formula zgjedhore. Sistemet zgjedhore përcaktojnë fituesin por edhe raportin e forcës brenda partisë. Ne kemi bërë një kërkesë se kur partia dorëzon listën, duhet dorëzuar edhe një dokument që lista është miratuar. Të gjitha këto nuk do të funksionojnë. Ne mund të bëjmë atë që kemi në dorë. Kemi mbledhur 50 mijë firma. Po diskutojmë me deputetë brenda parlamentit dhe aktorë politikë.  PD ende nuk ka marrë një pozicion të qartë.

Kikia: Kur do shënderrohet në parti Nisma Thurje?

Mërtiri: Shumë shpejt.

    No videos found.