​​​​​​​'Zgjedhorja', Soreca: Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-i! Takimi konstruktiv, të vazhdojë kështu dhe nesër

2 Qershor 2020, 20:59

"Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpëjtë. Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë. Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE", tha Soreca.

  •