Zgjerimi i Greqisë në det, Turqia kërcënon me luftë

31 Gusht 2020, 17:08

Deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis, për të drejtën e zgjerimit të kufirit deri në 12 milje detare në detin Jon, duke lënë dyshimin se ky vendim mund të merret edhe për zgjerimin e kufijve në detin Egje, ka nxitur reagimin e palës turke. Zëvendës presidenti turk Fuat Oktay, e ka lexuar këtë vendim si një shkak apo arsyetim për luftë me dy vendeve.

Në deklaratën e tij Oktay u shpreh se Greqia nuk mund të pretendojë seTurqia do ta pranonte këtë vendim. Zëvendës presidenti turk u shpreh se sa kohë Turqia e mban vijën e saj detare deri në 3 Milje dhe ata e kanë 6 për momentin, është e padrejtë ta zgjerosh atë në 12 milje, në të kundërt kuvendi turk ka të drejtë ti shpallë luftë Greqisë.