Zgjerimi i Greqisë në Jon, Sazan Guri: Shqipëria s'ka këllqe, kufiri të vendoset nga ndërkombëtarët

29 Gusht 2020, 12:56

TIRANE-Sazan Guri së bashku me një grup qytetarësh i kërkuan qeverisë shqiptare që çështja e kufirit detar me Greqinë të dërgohet në gjykatën ndërkombëtare. Më këtë lëvizje për zgjerimin në detin Jon me 12 milje, Guri tha se pala greke kërkon të fitojë një zonë ekskluzive ekonomike.

"Kërkojmë të jemi pjesë jo vetëm e transparencës, por edhe kontributit, ka qindra studiues. Pala greke kërkon të fitojë një zonë ekskluzive ekonomike.

Pala shqiptare bën një vesh shurdh dhe një sy qorr. Asnjë qeveri shqiptare nuk a këllqe që të ballafaqohet me këto raste. Kjo është çështje më e madhe se një shumicë, t'ia lëmë gjykatës ndërkombëtare" tha ai.