Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj!

27 Shkurt 2020, 14:52

TIRANE- Me nga 30 minuta kohë prezantuan vizionin e tyre për të vënë në punë gjykatën e lartë. I pari kandidat ishte Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë i cili si moto kishte 3 dekada eksperiencë si dhe identifikimin e çështjeve për të ul stokun e 35 mijë dosjeve që flenë në arkivat e gjykatës.

Sadushi rezulton se ka qenë edhe ekspertë i ndryshimeve ligjore për reformën në drejtësi.

Kandidati i dytë ishte Ervin Pupe i cili tha se ndershmëria dhe korrektësia ishin armët e tij kërkoi votëbesimin e KLGJ për tu bërë gjyqtar i lartë në seksionin administrativ.

Ish numri dy i KLD-s Ilir Panda ishte kandidati i fundit që prezantoi vizionin e tij nëse zgjidhet gjyqtar i lartë. Sipas Pandës, stoku i dosjeve duhet zgjidhur duke nisur nga çështjet më emergjente.

Të tre këta kandidat vijnë nga radhët e jo gjyqtarëve, ndërsa pritet që pas pikëzimit dhe renditjes nga KLGJ ti kalohen presidentit të republikës.

Këta kandidatë automatikisht përzgjidhen në gjykatën e lartë e pasi për tre vende vakante ka vetëm tre kandidatë.