Zhbllokohet ndeshja në ''Camp Nou'', Suarez i shënon ish- skuadrës

1 Maj 2019, 21:35 | Përditesimi i fundit: 2019-05-01 21:44:53

Barcelona ka shënuar golin e parë në ndeshjen gjysëmfinale të Champions League përballë Liverpool në Camp Nou. Në minutën e 26-të Luis Suarez shënon golin i cili i jep epërsinë minimale blaugranat. Një harkim nga krahu i majtë i fushës nuk është shpërdoruar nga bomberi uruguajan i cili zgjati këmbën përpara daljes së portierit Alisson.