Zhduket 32 vjeçari në Laç, familjarët: Shkoi për të ndjekur meshën në kishë

13 Shkurt 2019, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2019-02-13 15:01:20

Një i ri 32-vjeçar prej tre ditësh ka humbur kontaktet me familjen e tij, në Laç ndërsa familja ka berë denoncimin në polici për të rënë në gjurmët e tij. Burime për Report TV, banor mësojnë se 32-vjeçari  ishte banori lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit.

I ati i Edlirit, Gjergj Bardhoshi ka thënë se kane humbur kontaktet me Edlirin këtë të dielë rreth orës 11.00,  ndërsa ka lënë në shtëpi telefonin, kartën e identitetit dhe sendet e tjera përsonale.

Siç rrëfen i ati,  32vjeçari ka qenë në punë së bashku me babain e tij pastaj ai ka shkuar të ndjekë meshën në Kishën e Shën Mëhillit rreth 500 metra larg shtëpise,  pasi sic tregojnë  prinderit e tij Edliri beson shumë në Zot.

Të dielën babai i 32-vjeçarit të humbur  ka vajtur  në polici të interesohesha mos valle e kishte ndaluar policia për ndonjë gabim por në polici nuk rezultoi qe ta kishin ndaluar, duke pritur deri ditën e sotme kur ka bërë denoncimin. Me shpresën se i biri do kthehej vetë në shtëpi , sot më date 12.02,2019 paradite babai tregon se denoncauar në polici humbjen e djalit.