Flet babai i 39 vjeçarit që u zhduk në Vlorë: Dyshoj se e kanë rrëmbyer/ Rrënqeth nëna: Më ka vdekur edhe një djalë tjetër, nuk e përballoj dot për këtë të dytin

15 Tetor 2020, 20:17 | Përditesimi: 15 Tetor 2020, 20:32

Ermal Ngucaj është 39 vjeçari i cili prej 4 ditësh ndodhet i zhdukur. Babai i tij, ka folur për mediat se si e gjetën të braktisur makinën në fshatin e Mavrovës.

Babai i Ermal Ngucaj tha se i kanë humbur kontaktet me djalin që në mbrëmjen e ditës së hënë. Sipas dyshimeve të tij, 39 vjeçari mund të jetë rrëmbyer. Ai i ka bërë thirrje shtetit që të angazhojë policinë për gjetjen e djalit të tij.

Ai ëhstë zhdukur që prej 4 ditësh dhe policia është vënë në kërkim të tij.

r.k./Shqiptarja.com