Zhduket në 2016, 'Pa Gjurmë' zbulon fotot e fundit të shkodranit Ramadan Arci të shkrepura në Shirokë

30 Qershor 2020, 20:12

TIRANË- Gjurmët e fundit datojnë në shtator të vitit 2016, kur Ramadan Arçi nga Shkodra u largua në drejtim të paditur.  Ai jetonte i vetëm, ndërsa punonte në një bar-restorant në Shirokë, vend nga i cili u zhduk para 4 vitesh. ‘Pa Gjurmë’ u lidh këtë pasdite me ish-kolegun e Ramdanit, i cili ishte dhe personi i fundit që e kishte takuar fizikisht. Ndër të tjera miku i tij , Pajtim Alia, i vuri në dispozicion programit dy foto që tregojnë  edhe imazhin e fundit pak para se Ramadani të humbiste.