Zhdukja e Bleona Matës akoma një mister, viti i 10-të që nuk fik qirinjtë e ditëlindjes pranë familjes

25 Maj 2020, 19:24

Nëse ky do të ishte viti që do të festonte ditëlindjen e saj të 16-të, ky është viti i 10-të që Bleona Mata nuk fiku qirinjtë e tortës pranë familjes së saj. Një nga zhdukjet më të bujshme, në dekadën e fundit kjo ngjarje mbetet ende e veshur me mister. Edhe sot në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të zhdukur sollëm në vëmendje historinë e vajzës, që u zhduk në moshën 6-vjeçare. Që në nisje të emisionit investigative ‘Pa gjurmë’, historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj ngjalli dhe vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime.