'Zhdukja e Shekullit'/ Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Berisha urdhëroi rrëmbimin e babait tim

22 Tetor 2020, 09:13

Emisioni Repolitix trajtoi temën e zhdukjes së veprimtarit Remzi Hoxha në 21 tetor të vitit 1995, një nga ngjarjet më të mistershme të tre dekadave të fundit në Shqipëri. I ftuar në studio djali i tij , Ardian Hoxha tregoi sesi dhe pse u rrëmbye Remzi Hoxha nga SHIK i asaj kohe, 25 vite më parë në Tiranë. Sipas tij rrëmbimin e Remzi Hoxhës e urdhëroi ish presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Ardian Hoxha shtoi se tashmë e ka humbur shpresën për të gjetur eshtrat e të atit. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv.