Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, dyshohet se Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë ekzekutuar nga i afërmi i tyre për prishje të pazareve të drogë

6 Tetor 2020, 12:54

Të tjera detaje dalin në dritë për zhdukjen e 3 të rinjve në Malësinë e Madhë. Burime pranë grupit hetimore në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se pas hetimeve ka dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj, 21 vjec dhe Vilson Çutaj, 37 vjec, janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj, 25 vjec.