Ende pa u inauguruar pas rikonstruksionit, shkolla 9-vjeçare "Bardhyl Popa" në qendër të Elbasanit është bërë tabelë për fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama.
"Rama ik, zhduku tradhtar, kur*" janë disa nga shkrimet në muret e rrethimit të jashtëm të shkollës.
Nisur nga shkrimet, e vetmja gjë që dihet deri tani për autorët është që janë në opozitë me qeverinë, ndërsa gazetari Aldo Kozarja raporton se policia ka verifikimet për rastin.