Zhgënjejnë durrsakët! Lënë shtëpitë e dalin buzë detit

18 Mars 2020, 12:38

Edhe durrsakët nuk i rezistuan dot motit të mirë këtë të mërkurë. Pavarësisht ndërgjegjësimit që shfaqën që në momentet e para duke mos dalë nga shtëpia si masë për parandalimin e koronavirusit, sot qytetarët kanë dalë buzë detit. Nuk është një numër i lartë dhe shqetësues qytetarësh, megjithatë është një situatë që bie në sy në Durrësin e sensibilizuar. Por bie në sy se tani shumica janë pa maska e doreza mbrojtëse.