Zhgënjen edhe Vlora! Ngjitur me njëri-tjetrin pa asnjë masë

20 Mars 2020, 17:40

E njëjta panoramë si në qytetet e tjera të vendit pasditja ka qenë edhe në Vlorë. Në qytetin bregdetar qytetarët kanë dalë nga shtëpia duke thyer karantinën për 2 orë, por jo duke respektuar masat e përcaktuara. Në pamjet që sjell Report Tv, njerëzit takojnë njëri tjetrin qetësisht, kanë dalë shëtitje me familjen, ndërsa të moshuarit janë ulur në parqet dhe këndet e ndryshme në qytet duke biseduar normalisht pa asnjë masë mbrojtëse. Një situatë tejet shqetësuese.