'Zhgënjeu opinionin...', Karamelo komenton dënimin për Tahirin, mesazh opozitës: Bëhuni pjesë e Zgjedhores

21 Shtator 2019, 13:43

Deputeti i opozitës parlamentare Ligoraq Karamelo, ka bërë një deklaratë për media për sa i përket vendimi për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke thënë se dënimi ishte inkurajues por aspak ndëshkues. Sipas Karamelos opinioni publik u zhgënjye pasi u përgatitën për dënimin për akuzat e tjera që akuzohej.

"Vendimi për Tahirin inkurajues,por aspak ndeshkues. Ne ishim pergatitur qe mali te lindte dicka,por mali lindi nje mi. Ky do te jete fillimi i nje procesi te gjate dhe te veshtire, por mbi te gjitha nje procesi qe duhet te na inkurajoje,jo te na zhgenjeje. Ne vendini,ka mosperputhje mes akuzave te ngritura nga Prokuroria, disa prej te cilave te prekshme dhe te dukshme dhe konkluzionit te  gjykates. Vendimi per Tahirin, zhgenjyes per opinionin e gjere. Nuk mund te veprohet ne kete menyre,duke pergatitur opinionin per nje sere akuzash dhe nga ana tjeter te mos marre ndeshkimin qe meriton. " ka thënë Karamelo.

Në fund Karamelo ka apeluar klasën politike për realizimin e Reformës Zgjedhore. Ai ka ftuar edhe opozitën joparalamentare për tu bërë pjesë e procesit.

"Reforma zgjedhore e domosdoshme për integrimin europian të vendit. Nuk ka integrim pa ndryshuar sistemin zgjedhor, pa demokratizuar partitë politike pa depolitizuar procesin e numërimit dhe votimit dhe pa çuar votën e popullit aty ku është vullneti i tij" ka thënë ndër të tjera Karamelo.