TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është i hapur për çdo ndryshim sistemi, me argumentin se ky nuk është problemi i krizës poltike, e ndërsa foli për zgjedhje të parakohshme nuk ka përmendur si kusht largimin e kryeministrit Edi Rama, i artikuluar më herët nga selia blu. Në bashkëbisedimin me gazetarët, pas rikthimit nga Italia, kryedemokrati tha se do të ishte dakord për një sistem maxhoritar të pastër, jo propocional rajonal siç e kemi tani, megjithatë theksoi se këtë ia lë në dorë qytetarëve, madje dhe vetë kreut të qeverisë ta vendosë.
Në vijim të këtij qëndrimi, Basha shprehet i bindur se asnjë sistem zgjedhor nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa politika, më konkretisht Rama, është i lidhur me krimin dhe ky, theksoi kryeopozitari, është prioritet i PD-së.
Prioriteti nr. 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garanci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë. (...)Unë jam dakord për sistemin maxhoritar i pastër, por edhe ai do dështojë nëse nuk ndajmë politikën nga krimi, nëse nuk ndëshkojmë krimin elektoral. Nuk kam asnjë problem me sistemi, por është gjëja më e gabuar që diskutimi për ndarjen e politikës nga krimi, nderi më i madh që i bëhet Ramës kriminelëve të tij në parlament dhe Bashki", tha Basha.
Nga ana tjetër, Basha është shprehur se opozita është në pritje të përgjigjes nga ana e Partisë Socialiste nëse është dakord ose jo me propozimet e bëra për Reformën Zgjedhore, por vuri theksin se kjo pritje nuk do të zgjasë pafund. Duke thënë se do të marrë çdo vendim dhe çdo veprim për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme, Basha nuk shpjegoi rrugën që do të ndjekin, por përjashtoi uljen në tryezë me kryeministrin Edi Rama.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Kryedemokrati Basha ka komentuar edhe vrasjet e ndodhura në fillim të viti 2020, së fundit në Rrëshen ku autori qëlloi snajper. Për këtë bëri, fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama.
"Askush nga këta nuk merr përgjegjësi, e kujt është përgjegjësia që kryebashkiakët dalin me krim , me korrupsion? E Ramës, jo e opozitës apo qytetarëve. E vetmja mënyrë e zgjidhjes politike është përmes zgjedhjeve. Ta harrojë Rama se 2020 do të jetë një zvarritje e të pashmangshme. Përgjegjësitë tona i kemi marrë si opozitë", tha Basha.
Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK që të marrin në dorë dy dosje, që ai i ka quajtur kryesore shitblerja e votës dhe Hetimi i koncesioneve. Duke u bërë thirrje prokurorëve të mos humbasin kohë, Basha tha se nëse nuk nisin hetimet, do jenë vetëm hije e atyre që kanë qenë.
"Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.
Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka treguar minimumin e përgjegjësisë sa i përket përballimit të situatë pas tërmetit të 26 nëntorit.
"Pse do presim paratë e turqve, se nuk do preken paratë e oligarkëve. Se po të ishin prekur ato paratë, po të kishin minumumin e përgjegjësisë do kishim minimumi një kontenier që bën 1500-2000 euro, do kishte një zgjidhje për banorët e zonave urbane. As faturën nuk e kemi gati. Shteti është lakuriq, shteti Ramës është më i shemburi nga tërmeti i 26 nëntorit", tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka bërë të qartë se në propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.
"Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik. Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë, harrojeni se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi. 4 kryebashkiak janë vërtetuar se kanë lidhje me krimin, sistemi i ka vendosur këto, jo. Unë jam dakord për sistemin maxhoritar i pastër, por edhe ai do dështojë nëse nuk ndajmë politikën nga krimi, nëse nuk ndëshkojmë krimin elektoral. Nuk kam asnjë problem me sistemi, por është gjëja më e gabuar që diskutimi për ndarjen e politikës nga krimi, nderi më i madh që i bëhet Ramës kriminelëve të tij në parlament dhe Bashki. Prioriteti numëri 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garamci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë", tha Basha.