Zhvilloi intervistë në median ruse, këshilltari i Trump jep dorëheqjen: Nuk e dija që financohej nga Kremlini

1 Dhjetor 2020, 15:38

Scott Atlas, këshilltari i Presidentit në detyrë Donald Trump dha dorëheqjen nga posti pas katër muajsh. Gjatë kësaj kohe ai ka pasur përplasje të shpeshta me median dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për çështjen e koronavirusit.

“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA,” shkruan Atlas në një letër në adresë të presidentit, që mban datën 1 dhjetor, sipas mediave të huaja.

Atlas konsiderohej punonjës me status special në qeverinë federale, me një detyrë 130 ditëshe që skadoi këtë javë. Me profesion mjek neurokardiolog, ai kërkoi ndjesë pasi kishte dhënë intervistë për median ruse "RT", duke thënë se nuk e dinte që financohej nga Kremlini. 

Gjithashtu ai ishte pjesë e task forcës që është ngritur në ShBA në luftën kundër koronavirusit.

Atlas është kritikuar ashpër nga ekspertë të shëndetësisë, përfshirë Dr. Anthony Faucin, se ka dhënë informacion çorientues lidhur me pandeminë.