“Zihen me grushte si kalamajt e vegjël. E kanë djeg Shqipërinë e s’ka hy kush në burg!”

14 Mars 2021, 11:53

Duke folur në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri nga Shkodra i konsideroi zënka kalamajsh reagimet e presidentit Meta ndaj efektivëve të policisë bashkiake në zyrat e FRD-së. Ai u ndal në dëmet që sipas politika i ka sjell këtij vendi e ndërsa nënvizoi se ditën “rrihen” e natën rrinë të gjithë bashkë. Askush nuk është dënuar për atë që i kanë bërë këtij vendi, tha më tej qytetari e ndërsa populli i thjesht dënohet për 5 mijë lekë.