TIRANE-Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu u shpreh në një intervistë për emisionin 'Rreze Dielli' në Report Tv se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi, pra prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara. "Deri tani jemi në të njëjtën situatë sikur vepruan në fundjavën që shkoi. Ne jemi 24 orë në punë dhe do të vijojmë deri kur të vijë ndonjë ndryshim tjetër" tha ai. Pritet për t'u parë nëse brenda fundjavës, kryeministri Edi Rama do të bëjë përjashtime si të shtunën dhe të dielën e kaluar, që lejoi pensionistët dhe nënat me fëmijë që të dalin disa orë.
Ziu në Report TV: Fundjava mbyllur! Sot nisim kthimin e lekëve të gjobave, funksioni i dronëve
No videos found.