Masat anti-COVID/ Ziu: Nga sot pas orës 22:00 shtim të efektivëve të policisë, në rrugë edhe civilë

11 Nëntor 2020, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2020-11-11 15:56:31

TIRANË- Nëse nga sot e në vijim, të paktën deri më 2 dhjetor, do të dilni nga shtëpia pa një leje pas orës 22:00, mundësitë për t'u ndëshkuar do të jenë më të mëdha. Kjo sepse në rrugë nuk do të jenë vetëm policë, por edhe civilë që do të bëjnë të mundur që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%. Lajmin e ka bërë të ditur nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, në një dalje për mediat pak orë pasi të hyjë në fuqi masa e re kufizuese.

Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj. Ndëshkime do të ketë edhe për bizneset që do të thyejnë këtë rregull që do të shkojnë në mbyllje të aktivitetit deri në burg. Theksojmë se ndonëse baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura pas orës 22:00, sërish është në fuqi masa që pas orës 20:00 nuk do lejohet muzika.

Ne vazhdojmë me gjobat që janë parashikuar në aktet e më parshme normative, nga mos mbajtja e maskës, distancimi fizik, lokalet deri në orën 20:00 nuk do të ketë më pas muzikë. Krahas gjobës, për qytetarët është bllokimi i mjetit, kur kemi vepër penale nëse është ndëshkuar 2 herë, atëherë ndëshkohet me gjobë deri në 6 muaj burg.

Për bizneset, parashikohet mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe nëse ka vepër penale burg. Nuk do të lihet asnjë pjesë e Kodit Penal pa u zbatuar, ne do ta kontrollojmë territorin, një shef seksioni për të gjitha shërbimet, do të jetë pranë në çdo kohë policia. Është bërë një analizë për zonat që ka problematika dhe aty do të vendoset policia, këto janë zona me risl dhe këto janë dominonte dhe të monitoruara dhe këtu do të ndërhyjë policia. Policia e Tiranës ka efektivë mjaftueshëm. Në orën 22:00 policia do të dyfishohet, me apo uniformë që të gjejë në maksimum zbatimin e këtij akti", tha Ziu.