Zjarr i madh në afërsi të rrugës 'Tiranë-Ndroq', merr flakë pika e grumbullimit të makinave

10 Gusht 2020, 16:41

Me ikjen e vranësirave dhe motit të freskët dhe rikthimin e vapës në vendin tonë duket se kanë filluar edhe zjarret.

Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash. Zjarri ka rënë në afërsi të rrugës "Tiranë-Ndroq" në dalje të Kombinatit. Siç shihet edhe nga videot, nga flakët dalin shllunga të mëdha në ngjyrë të zezë.