Zjarr i madh në Karbunarë të Lushnjës, flakët përpijnë 20 hektarë ullishte

11 Shtator 2020, 16:00

Vetëm dy orë në mes të ditës me erë të fortë kanë mjaftuar që një zjarr i rastësishëm të djege çka gjetur, duke dëmtuar mbi 20 hektarë ullishte, vreshta e shkurre të egra. Kurora e gjelbër me ullinj që fermerët përgatiteshin të vilnin prodhimin, janë djegur. Era e ka çuar drejtimin e flakëve nga ka dashur ajo, e pa shqetësuar pasi zjarrfikësit mungonin, pasi ishin në një tjetër zjarr dhe vetëm banorët me mjete rrethanore nuk kanë mundur të shpëtojnë dot asgjë. Pasi ka djegur vreshta në gryken e kodrës, zjarri ka përpirë me radhë plantacione të tjera me ullinj të rinj e të vjetër.