Zjarr i madh në kodrën në krah të qytetit të Delvinës, nuk dihen shkaqet

2 Mars 2021, 13:26

Një zjarr i madh ka rënë në kodrën në krah të qytetit të Delvinës, por ndërkohë nuk dihen shkaqet.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë kodrën me shkurre.

Nuk dihet se si kjo kodër është përfshirë në zjarr nëse ka qenë një pakujdesi apo e qëllimshme.

Shqiptarja.com do të japë detaje të tjera në vazhdim.

"Më datë 02.03.2021, rreth orës 12:30, në fshatin Kakodhiq, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e zjarrfikëses, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka probleme për njerëzit dhe banesat. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit", thotë policia.